“Asnjë shtet nuk ia del i vetëm”, OBSH: Pasojat e pandemisë do të ndihen për dekada me radhë

0
Gjigandi

Pandemia e koronavirusit vazhdon të përshpejtohet dhe pasojat e saj do të ndjehen për dekada të tëra – tha shefi i OBSH në një konferencë për shtyp të hënën.

Kërcënimi më i madh me të cilin përballet bota, tha ai, nuk është vetë virusi por mungesa e solidaritetit global dhe lidershipit global. Ne nuk mund ta mundim këtë pandemi me një botë të ndarë – tha ai. Politizimi i pandemisë e ka përkeqësuar situatën. Asnjë nga ne nuk është i sigurt deri sa të gjithë të jemi të sigurt.
“Asnjë organizatë dhe asnjë shtet nuk mund ta luftojë i vetëm këtë pandemi. Vetëm, duke punuar bashkë mund ta kapërcejmë këtë kërcënim global. Kërcënimi më i madh me të cilin përballemi tani nuk ëhstë vetë virusi, por mungesa e solidaritetit dhe lidershipit global”- tha Ghebreyesus.
OBSh paralajmëroi javën e shkuar për një fazë e re dhe e rrezikshme e pandemisë së koronavirusit, me njerëzit e lodhur nga izolimet pavarësisht përhapjes së shpejtë të sëmundjes.
Covid-19 që deri më tani ka vrarë më shumë se 465 mijë njerëz në botë dhe ka infektuar rreth 9 milionë të tjerë, po rritet në kontinentet amerikane dhe pjesë të azisë, ndërkohë që Evropa po vazhdon hapjen graduale. Izolimet për ndalimin e virusit kanë gjunjëzuar ekonominë por OBSH thotë se pandemia sërish përbën një kërcënim të madh

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu