Kur është momenti për të përfituar një rritje në detyrë

0
Gjigandi

Askush nuk përfiton një rritje në detyrë nëse rri në hije. Ju duhet të siguroheni që puna juaj të shihet nga drejtuesit tuaj. Tregoni vazhdimisht dëshirën dhe gatishmërinë tuaj për të zgjidhur situata të vështira dhe duke dalë jashtë zonës suaj të komfortit. Përpiquni që të ofroni ide sa më inovative dhe të drejtoni projekte në të cilat mund të tregohen më së miri aftësitë tuaja drejtuese dhe menaxhuese.

Duhet të jeni largpamës. Tregojini drejtuesve tuaj se ju mendoni për ecurinë e të gjithë kompanisë dhe të të gjithë biznesit. Mundohuni që të tregoni aftësitë tuaja si lider dhe mbi të gjitha mos u përpiqni asnjëherë të shmangni marrjen e përgjegjësive tuaja.

Jepni maksimumin. Tregoni që ju jepni maksimumin tuaj edhe kur nuk bëhet fjalë vetëm për të përfituar një rritje në detyrë, sepse një gjë e tillë do të rrisë akoma edhe më shumë besimin e të tjerëve ndaj jush.

Liderët më të mirë janë edhe mjeshtra të delegimit. Prandaj ju duhet të keni besim tek punonjësit tuaj dhe t’i delegoni atyre edhe detyra me shumë rëndësi

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu