Kritika e mjekut: Në Shqipëri bëhet tamponi vetëm kur je shumë rëndë

0
Gjigandi

Artan Koni, mjek urolog, ka kritikuar autoritetet shëndetësore në lidhje me situatën në të cilën ndodhet Shqipëria për shkak të pandemisë COVID-19.

Në një intervistë për “News24”, mjeku shprehet se autoritetet shëndetësore nuk po bëjnë sa duhet tamponë për të gjurmuar në kohë koronavirusin.

Koni thotë se në vendin tonë tamponët bëhen vetëm kur pacienti është shumë rëndë, në këtë rast, sipas tij, është e sigurt që pacienti do të shtrohet në spital.

“Komiteti Teknik doli me një vendim se duhet bërë tampon, nëse plotëson disa kritere. Por, nëse unë plotësoj ato kritere, do të thotë që do të përfundoj në spital. Atëherë mos ma bëj fare tamponin, se ky nuk quhet gjurmim, por kurim. Gjermania ndalonte njerëzit në rrugë, iu bënte testin dhe iu thoshte se nëse do të dilnin pozitivë, do t’i merrnin në telefon. Kështu kanë bërë dhe vendet e tjera. Ku ka më mirë se kaq. Ne jo vetëm nuk e kemi bërë këtë, por nuk iu kemi bërë tampon edhe njerëzve që kanë qenë simptomatikë. Ne iu jemi përgjigjur vetëm rasteve kur rasti ka qenë shumë rëndë. Po kur është shumë rëndë pse duhet ta harxhojmë tamponin, dihet që ka COVID-19, duhet ta marrim ta cojmë në spital”,- tha Koni.

I pyetur nëse ka pasur raste që të ketë konstatuar pacientë me COVID-19 në ambientet ku punon. Mjeku urolog iu përgjigj “Unë personalisht jo, sepse strukturat private i selektojnë pacientët që te dera, pa hyrë brenda. Ka pas raste të dyshuar dhe janë dërguar në spitalet shtetërore. Gjithsesi edhe ata që vinin në zyrë, ishin me maska dhe doreza”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu