Meta: Listat e hapura, 100% e vetmja rrugë për vendosjen e parlamentarizmit!

0
Gjigandi

Presidenti Ilir Meta, përmes një shënimi në facebook, shkruan se hapja e listave 100%, propozim ky i Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar është e vetmja rrugë për rikthimin e parlamentarizmit në vend.

“Bashkë me deputetët populli duhet të zgjedhë drejtpërdrejt në të ardhmen edhe Presidentin e Republikës”, shkruan më tej Meta.
Postimi:
Listat e hapura 100 % janë e vetmja rrugë për rivendosjen e parlamentarizmit dhe llogaridhënies në vend.
Populli do të zgjedhë shumë më mirë se Kryetarët, të cilët i kthyen deputetët në kartonngritës shkatërrues të interesit publik, shtetit ligjor dhe demokracisë.
Bashkë me deputetët populli duhet të zgjedhë drejtpërdrejt në të ardhmen edhe Presidentin e Republikës.
Koha që shqiptarët të zgjedhin dhe të flasin vetë!
SOVRANITETI NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË I PËRKET POPULLIT!

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu