Konfirmohet data e prezantimit të BMW M3 dhe M4, tregohet edhe konfigurimi që do ta kenë

0
Gjigandi

Shefi i BMW është shfaqur sërish, ka treguar më në fund kur do të prezantohen modelet M3 dhe M4

BMW ka nisur të hapë veprimtarinë pas një pauze shkaku i pandemisë, ndërsa ndër makinat e para që shfaqi ishte BMW 5 Series, derisa në fillim të muajit që vjen do ta shfaq edhe BMW 4 Series.

Vetëm një ditë më parë, shefi i BMW, Markus Flasch u shfaq në llogarinë e tij në Instagram dhe tregoi se brenda disa javësh, do të prezantohet modeli i ri M3. Në të njëjtën video, tregon edhe pjesën anësore të kësaj makine.

Shefi i BMW shfaqë një pjesë të M5, tregon kur do të zbulohet ky model në tërësi

Derisa po iu përgjigjej pyetjeve të shikuesve, i mbështetur për një BMW të mbuluar me shtresa kamuflazhi, Flasch konfirmoi datën e prezantimit të M3 dhe M4, që është vendosur të jetë në shtator.

RonaTyra

I ulur brenda makinës, ai tregoi se këto makina do të kenë konfigurim që iu mundëson të vozisin me të gjitha rrotat, apo vetëm me rrotat e pasme.

Megjithëse ndodhej në brendi të makinës, nuk shihet asnjë pjesë e rëndësishme, që do të tregonte për nivelin e teknologjisë, në këto modele.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu