Arias nuk shihet më si titullar

0
Gjigandi

Santiago Arias nuk shihet më si titullar te Atletico Madrid dhe në verë mund të marrë në konsideratë largimin në një ekip tjetër teksa mbrojtësi është në axhendën e Galatasaray-t. 

Kolumbiani u ble 11 milionë euro nga PSV Eindhoven dhe drejtuesit e Atleticos janë të vetëdijshëm që për shkak të situatës jo të mirë financiare ekipi turk nuk mund të paguajë kartonin e lojtarit ndaj dhe palët po diskutojnë për një huazim.

Arias pëlqehet nga Fatih Terim i cili gjithsesi nuk do të shtyjë klubin për ta blerë nëse nuk arrihet huazimi i mbrojtësit që ndiqet edhe nga Roma.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu