Regjistrohen 4 raste pozitive me koronavirus në Devoll, mes të cilëve një mjeke. Sipas burimeve thuhet se të gjithë të infektuarit janë pjesë e një familje.
Bëhet fjalë për rastin e parë në fshatin Baban, i cili ka infektuar gjithë familjen mes tyre edhe vajza e tij mjeke e cila punon në një qendër shëndetësore në fshatin Miras.
Mësohet gjithashtu se familja ka shfaqur simptoma ditë më parë ndërsa sot kanë dalë te gjithë pozitivë.
Kjo familje qëndron prej ditësh e izoluar në banesë. Ndërkohë është karantinuar i gjithë stafi i qëndrës shëndetësore.