Man City i bindur, Lautaro do të jetë pasues i Agueros

0
Gjigandi

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez ka përfunduar si objektivi kryesor i verës i klubit anglez, Manchester Cityt.

Lautaro ka zhvilluar një super-sezon me Interin duke 18 gola dhe dhuruar gjashtë asistime në të gjitha garat.

Paraqitjet e tij të mira dhe nuhatja për golin kanë bërë që shumë klube të mëdha evropiane të vihen pas shërbimeve të tij.

Sulmuesi është i lidhur gjatë me një transferim te Barcelona, por tani thuhet se City gjendet në një pozitë më të mirë financiare për të arritur marrëveshje.

Sipas mediumit Sky Sports, Manchester City beson se sulmuesi i Interit mund të jetë njeriu ideal që do të zëvendësojë Sergio Agueron në Etihad.

RonaTyra

Ylli argjentinas ka një klauzolë lëshimi prej 111 milionë eurosh dhe deri më tani të gjitha skuadrat kanë ngurruar ta plotësojnë të gjithën për ta transferuar.

Interesim për Lautaron ka shprehur edhe Real Madridi. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu