Milan synon Thiago Silvan, por po humb garën me Everton

0
Gjigandi

Thiago Silva do të largohet nga PSG në fund të këtij sezoni.

Drejtori sportiv i Paris Saint Germain, ka njoftuar dje se Thiago Silva nuk do të vazhdojë me PSG pas fundit të këtij sezoni.

Për mbrojtësin brazilian interesimi nuk po mungon, edhe pse ai tashmë ka disa vite mbi supet e tij.

Përvoja e tij e madhe si dhe parametrat zero meqë është pa kontratë, kanë bërë që skuadra si Milan e Everton të interesohen për të.

Mediet italiane raportojnë se Milan po humb garën me Everton, për nënshkrimin e Silva.

RonaTyra

Qendërmbrojtësi ka luajtur edhe më parë me fanellën ‘Rosoneri’, para se të kalonte te PSG.

Si një terren i njohur, Milan mund të jetë më atraktiv për brazilianin, por Everton duket se ka një ofertë më të mirë në tavolinë. Premierliga gjithashtu është ligë që pëlqehet nga të gjithë lojtarët dhe një aventurë aty, në fundin e karrierës, mund të jetë tërheqëse për lojtarin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu