Klea Huta dhe Elgit Doda shumë shpejt pritet të bëhen prindër për herë të parë.
Moderatorja dhe këngëtarja ka zgjedhur një ide interesante për të zbuluar gjininë e bebit që do sjellë në jetë.
Huta ka mbledhur momente nga më të ndryshmet, duke filluar nga dita kur ka marrë vesh lajmin se është shtatzënë e deri tek shpërthimi i tullumbacës ku zbulon se ajo dhe Elgiti po bëhen prindër të një djali.
Çifti nuk bën dasmë me të ftuar, por udhëtuan drejt Marrakech ku dhe realizuan një set fotosh, ku Klea u shfaq me fustanin e bardhë të nusërisë, ndërsa Elgiti me kostum të zi.