Pas rreth një viti mungesë, Flori Mumajesi vendosi të rikthehej në muzikë me një baladë të ndjerë dashurie që i shkojnë shumë përshtat stilit të tij. “Thjesht të du” është një këngë që të gjithë çiftet e gjejnë veten dhe është e sigurt se këtej e tutje do të kthehet në refrenin e dasmave shqiptare. Madje edhe miku më i mirë i Florit, Klajdi Haruni, ka shprehur publikisht dëshirën që kjo këngë të këndohet në ditën e martesës së tij.
Klajdi ka publikuar në ‘Instagram’ këngën e Florit për ta promovuar dhe përkrah saj ka shkruar: “Do të doja shumë të ishte kartolina e dasmës sime”. Këngëtari e ka marrë menjëherë përgjigjen nga miku i tij, i cili i ka premtuar se do e këndojë patjetër në dasmën e Harunit. “E këndon vëllai yt për ty dhe për atë do t’i shkëlqej sytë”, është përgjigjur Flori.
Përpara pak ditësh i ftuar bashkë me Brunon në ‘Klanifornia’, Klajdi pranoi publikisht se i rreh zemra për një person, pasi u pyet nga Marina Vjollca në lidhje me këtë çështje. Haruni është treguar gjithmonë shumë i rezervuar për jetën e tij private, por tashmë që ka gjetur njeriun e duhur duket se e ka dhe në plan që në një të ardhme të martohet e të ketë pranë gjithë miqtë e tij.