Fifi zbulon arsyen e fortë që e shtyu të dobësohej.
Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Fifi ishte këtë të Shtunë e ftuar në Prive, për rubrikën “Kutia e pyetjeve”.
Ajo ka humbur goxha peshë dhe fansat janë bërë kuriozë të dinë arsyen.
Një ndër to e ka pyetur se përse është dobësuar, kur më parë shprehej se nuk i interesonte pesha e saj. Fifi ka treguar se i është dashur të binte në peshë për shkak të problemeve shëndetësore.
“Para dy tre vitesh kam thënë që kam probleme me shtyllën kurrizore, kam problem me hernia diskale, prandaj është dashur që unë me heq kilogramë. Ideja është që mua prapë nuk më intereson nëse shëndoshem nesër edhe prapë kam për t’u shëndoshur, thjesht e kam për shëndetin tim”, u përgjigj Fifi.