Sfida nxitëse në kampionatet evropiane

0
Gjigandi

Kampionatet elitare të futbollit evropian (Premier Liga, Serie A dhe La Liga) vijnë sot me disa ndeshje interesante.

Në La Liga të Spanjës, sonte luhet xhiroja e fundit e këtij sezoni që tashmë veçse është i vendosur, me Real Madridin kampion. ‘Los Blancos’ luajnë në udhëtim kundër Leganes, me fillim nga ora 21:00, kurse xhiron hap Barcelona e cila luan në udhëtim kundër Alaves. Gjithashtu, interesante do të jetë edhe ndeshja e Villarreal, për faktin se ikona e klubit, Santi Cazorla, luan sot ndeshjen e fundit me skuadrën.

Ndeshje interesante luhen edhe në Serie A të Italisë, me kryendeshjen e javës që luhet në kryeqytet, në ‘Stadio Olimpico’, ku Roma pret skuadrën e Inter.

Anash këtyre ndeshjeve vjen edhe Premier Liga, me dy takime. Totenham dhe Lester marrin vëmendjen me përballjen e orës 17:00, kurse më herët në ora 15:00 luhet Bournemaut – Sautempton.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu