6 raste të reja me COVID-19 në Spanjë dhe Portugali në dyshim rikthimi i futbollit

0
Gjigandi

Portugalia në fund të muajit maj do të nisë futbollin e luajtur, ndërkohë që Spanja ka nisur stërvitjen individuale, mirëpo në këto dy shtete të gadishullit iberik po shtohen e rastet e futbollistëve të prekur me COVID-19.

Sëfundmi janë zbuluar 6 raste të reja me koronavirus, 3 në Spanjë dhe 3 në Portugali aty ku është zyrtarizuar fillimi i kampionatit në fund të këtij muaji.

Në Portugali, vetë klubi Vitoria Guimaraes ka bërë me dije se tre futbollistë janë të prekur nga COVID-19. Klubi portugez bën me dije se ata janë të gjendje të mirë dhe nuk kanë simptoma, ndërkohë që po qëndrojnë të izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës.

Kalojmë në Spanjë, aty ku ditët e fundit ka pasur disa lojtarë të prekur nga virusi i ri që ka pushtuar botën. “El Larguero” raporton se pas testimeve tre futbollistë të Real Betis kanë dalë pozitivë, ndërkohë që dy prej tyre nuk kanë simptoma.

Ata janë izoluar dhe për 14 ditë do të vijojnë të qëndrojnë larg pjesës tjetër të skuadrës, me shpresën që kjo situatë të kalojë sa më shpejt dhe ata të mund të nisin stërvitjen dhe jetën normale.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu