Kitaristi i grupit “Queen” Brian May kishte pësuar sulm serioz në zemër

0
Gjigandi

Kitaristi i grupit “Queen”, Brian May, e ka bërë të ditur lajmin se ishte dërguar me urgjencë në spital pasi ka pasuar sulm në zemër.

Në një video të postuar të hënën në Instagram, May tregoi se përveç disa lëndimeve të vogla të pësuara nga një incident në kopshtin e shtëpisë së tij, ai gjithashtu së fundmi kishte përjetuar sulm serioz në zemër, nga çka beson se mund të kishte vdekur.

Muzikanti 72-vjeçar i ka përshkruar këto incidente të njëpasnjëshme të cilat ndodhën gjatë muajit maj, duke thënë: “Kam bërë rezonancë magnetike dhe po, mjekët kanë vënë re qarje në muskujt e të pasmëve,” ka thënë May duke treguar se kishte menduar që ky lëndim ishte shkaktarë i dhimbjeve që po i përjetonte.

Sidoqoftë, një javë më vonë, rokeri po ndihej ende në agoni nga dhimbjet e mëdha dhe kështu i ishte nënshtruar rezonancës magnetike në shpinë, dhe kishte zbuluar se e ka lënduar nervin shiatik.

Por, problemet e tij shëndetësore nuk mbaruan me kaq. Derisa po konsultohej me mjekët rreth dhimbjeve të shkaktuara nga lëndimi i tij i fundit, kitaristi i bendit të njohur e kishte zbuluar se ka përjetuar dhe sulm në zemër.

RonaTyra

Në video-mesazhin e tij, May tregoi se mjekët e kishin dërguar me urgjencë në spital, ku kishte mësuar se i ka tri arterie të bllokuara dhe është trajtuar nga specialistët si rast emergjent.

Edhe pse shumë njerëz e kishin rekomanduar që të ketë ‘bypass’ të trefishtë, muzikanti kishte zgjedhur t’i vendosë tri stenta në zemër. May gjithashtu ka treguar se është shokuar tej mase kur ka mësuar në çfarë gjendje shëndetësore është, duke qenë së gjithnjë kishte menduar se është një burrë i shëndetshëm.

Muajin e kaluar, May bashkë me bateristin Roger Taylor dhe vokalistin, Adam Lambert, e lansuan një version të ri të këngës ikonike të bendit “Queen”, “We Are the Champions”, të cilës ia kishin ndërruar titullin në “You Are The Champions” dhe ia dedikuan atë punëtorëve të frontit të parë në luftën kundër koronavirusit.

Të gjitha të ardhurat e fituara nga kjo këngë do të dhurohen për organizatën bamirëse të “Covid-19 Solidarity Response Fund”.

Bendi “Queen” dhe Adam Lambert, i cili aktualisht këndon në vend të vokalistit të ndjerë të grupit, Freddie Mercury, para se të shpërthente pandemia e koronavirusit ishte planifikuar ta fillojë turneun evropian, “Rhapsody Tour”, por është detyruar t’i shtyjë data e koncerteve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu