Kim Kardashian West hodhi një vështrim të disa prej paraqitjeve të saj më të nxehta dhe ‘më të penduara’ përgjatë 13 viteve të saj në qendër të vëmendjes.
Nëna e katër fëmijëve 39-vjeçare ishte pre e shumë shakave për fustanin e saj me lule të markës “Givenchy”, që e kishte veshur në fillim të shkëlqimit të karrierës së saj në “Met Gala” në vitin 2013.
“Unë qaja, si, gjithë ditën në shtëpinë, sepse thjesht nuk mund ta besoja. Kishte gjithë ato shaka për mua në internet”, kujtoi Kim në një video 14-minutëshe për “Vogue”.
“Madje Robin Williams në Twitter më kishte krahasuar me Zonjën Doubtfire, duke thënë se dukem si ky personazh i filmave të animuar. Kështu që unë vetëm qava”, tha ajo.
“Met Ga;a” atë viti ishte mbajtur më 15 qershor qershor, pak para se Kim Kardashian të sillte në jetë vajzën e saj të parë, North West.
“Unë isha shtatzënë, shumë e fryrë dhe e isha si: ‘Oh zot, është hera e parë që shkoj në Met Gala dhe jam kaq e madhe”, tha shefja e markës së famshme të kozmetikës, KKW Beauty.
“Kanye do të performonte kështu që unë nuk u ftova në të vërtetë. Unë isha thjesht një shoqëruese e Kanyet. Dhe kjo ishte diçka e miraë, sepse unë kurrë nuk e mendoja se do të arrija të shkoja në një Met Gala. Nuk e di pse askush me të vërtetë nuk më ka dashur në atë kohë”, ka thënë Kim.
Tani kur kthehet prapa në kohë, Kim Karadshian thotë se e do fustanin e saj me lule, duke e quajtur ‘të sëmurë’ për atë kohë.
“Unë thjesht mbaj mend [Mary-Kate dhe Ashley Olsen] erdhën tek unë dhe dizajnuan fustanin” vuri në dukje Kardashian. “Kështu që asnjë nga kritikët nuk kishte rëndësi sepse binjakët Olsen i aprovuan”.
Një nga pamjet më të këqija të bukuroshes gjysmë armene ishte fustani i kuq i markës “Foley” dhe takat “Jimmy Choo” që ajo i veshi në premierën e “Keeping Up with the Kardashians” në vitin 2007.
“Kjo është aq e turpshme”, tha Kim.
“Unë me siguri e huazova këtë fustan në [butikun e mbyllur tani të familjes së saj] DASH, e mbajta etiketën ose thjesht e rigjeta, dhe pastaj e ktheva më pas”, tregoi ajo.
“Oh zot, kjo ishte aq e lezetshme. Unë isha aq e egër. Kjo ishte ndoshta një nga pamjet e mia më të këqija të jetës”, ka thënë tutje super ylli..
Sidoqoftë, Kardashian pranoi se pamja më e keqe e jetës së saj ishte rripi Fendi dhe çizmet që ajo veshi në një ndejë të “Us Weekly” në vitin 2006.