Binjakët
Një Binjak është në gjëndje t’i kuptojë të dyja anët e medaljes dhe kjo e bën më të thjeshtë ta falë një tradhti. Ata besojnë se ka disa të vërteta në çdo situatë dhe zakonisht nuk e kanë problem të mësojnë se në të kaluarën partneri i tyre i ka tradhtuar. Sipas tyre, kjo s’tregon se s’mund të jenë besnikë në të shkuarën.
Peshorja
Për disa njerëz të zbulojnë që partneri ka kryer një tradhti është shenja që ju duhet për të kuptuar që s’duhet të rrinë më bashkë. Kjo s’vlen për një Peshore, e cila e sheh situatën nga një këndvështrim më romantik. Peshoret janë të dashuruara me dashurinë dhe ju pëlqen ta justifikojnë tradhtinë e partnerit vetëm për të shtuar pak dramë në historinë e madhe të dashurisë së tyre.
Shigjetari
Shigjetarët e duan lirinë e tyre prandaj mund ta kuptojnë mirë ndonjë shpërthim të mundshëm të partnerit. Ndonëse shija e tradhtisë është e hidhur, një Shigjetar s’do të dëshpërohet aq sa shenjat e tjera të horoskopit.
Ujori
Ujori është një nga shenjat që mund ta falë më lehtë tradhtinë. Kjo sepse çfarë një Ujor shijon më shumë nga marrëdhënia është shoqëria që ka me partneri, të cilën s’do të donte ta humbiste për asgjë në botë. Është e thjeshtë për një Ujor të falë sepse janë të kuptueshëm dhe mendjehapur. Janë shenja më pak paragjykuese dhe do të të pranonin fare mirë siç je.
Peshqit
Disa njerëz zgjedhin të shohin më të këqijat tek partneri i tyre, veçanërisht pasi e kanë kapur këtë të fundit në tradhti. Kjo s’ndodh me Peshqit të cilët shohin cilësitë më pozitive të njeriut që kanë në krah dhe dashurojnë kokë e këmbë. Kjo nënkupton një falje të mundshme në rast tradhtie.