“Sot kujdesemi më shumë për veten. Po mësojmë më shumë për shëndetin tonë të brendshëm dhe kjo reflektohet edhe në shëndetin e bukurinë e jashtme. Besoj që klisheja ‘o Zot, je në formë perfekte për moshën që ke’, është një paradigmë e vjetër që nuk ekziston më”, ka thënë Jennifer Lopez për Glamour Uk
Dukja e saj plot shkëlqim dhe rinor është meritë e një përkushtimi të madh ndaj rutinës së bukurisë e cila nuk përjashton kurrë mbrojtjen nga dielli për shembull dhe një ndërgjegje të maturuar me kohën.
20-vjeçaret e sotme nuk e kanë akoma atë karizmin e grave ‘pro-age’, po janë të tërhequra ndaj gjithçkaje që i përket botës së bukurisë.
Të mirinformuara, të vëmendshme ndaj kujdesit të lëkurës, ‘green’. Janë ato që u japin këshilla nënave të tyre dhe do të jenë ‘Perennials’ të ardhshme për t’u frymëzuar.
Ja disa këshilla bukurie nga mijëvjeçari i sotëm që të gjitha gratë mbi 50 vjeç do të donin t’i dinin kur ishin 20:
Mos shkoni kurrë të flini me grim
Është rregulli bazë i Victoria Beckham e cila ka deklaruar se kurrë nuk ka shkuar të flejë pa pastruar mirë fytyrën. Eliminimi i mbetjeve të grimit me detergjentin vaj+qumësht ose me një produkt me shkumë, është hapi i parë për të larguar oksidimin dhe shenjat e kohës nga fytyra.
Shkëlqimi vjen së brendshmi
Është fjala magjike për grimin dhe kujdesin e lëkurës e cila nuk do të dalë kurrë nga moda. Një shkëlqim që nuk do të thotë vetëm të të ndriçojë fytyra, por një filozofi e tërë që mat pozitivitetin dhe dashurinë ndaj jetës.
Nuk janë të nevojshme 11 hapat e rutinës së bukurisë
Edhe në Korenë e Jugut po rimendohet: një rutinë bukurie e thjeshtëzuar që lejon të përqendroheni në pak produkte esenciale për lëkurën. Jennifer Aniston për shembull ka tre: krem me spf, losion eksfoliues, balsam buzësh dhe balsam flokësh.
Mos dilni kurrë pa SPF
Pas serumit dhe kremit të ditës, spf është thelbësore për të mbrojtur lëkurën nga dëmet oksidative të radikaleve të lira. Duhet të jetë një veprim automatik, si larja e dhëmbëve.
Aplikoni një serum me vitaminë C
Është përbërësi më i volitshëm si për 20-vjeçaret, ashtu edhe për 50-vjeçaret. Vitamina C në serum vepron në shkëlqimin e lëkurës dhe është një antioksidant potnet.
Të jetosh me rrudha dhe jo anti-rrudhë
Sot edhe bukuria ka formën e saj të parandalimit. Nuk duhet të presësh 50 vite për të aplikuar kremin anti-rrudhë dhe të përpiqesh të mbushësh kanalet e rrudhave.
Fillohet së pari me një stil jete pro-rrudha, për të jetuar dhe për të dhënë maksimumin e moshës duke u mbështetur në përbërësit e duhur dhe të përshtatshëm për nevojat e lëkurës.