Këngëtari me famë ndërkombëtare propozon për martesë Kejvinën, ‘live’ në “Shiko kush Luan”

0
Gjigandi

Siç Luana Vjollca ka premtuar që prej fillimit, këtë vit në ‘Shiko kush Luan’ nuk do të jenë të rralla rastet kur të ftohen edhe artistë ndërkombëtarë që në një një mënyrë apo tjetrën janë të lidhur me Shqipërinë dhe shqiptarët. Këtë të shtunë dedikuar ‘Halloween’-it, në studion e ‘Shiko kush Luan’ ka qenë i ftuar edhe artisti rumun Yaar, i cili për ne u bë më së shumti i njohur pas bashkëpunimit me Kanitën në hitin ‘Yale’ por për ata që njohin muzikën e huaj, e dinë që emri i tij është ndër më të lakuarit vitet e fundit.

Duke qenë se ishte “mik” në shtëpinë e ‘Shiko kush Luan’, në një mënyrë shumë funny, produksioni u përpoq të gjente edhe një nuse shqiptare për Yaar, i cili duhet ta bënte vetë zgjedhjen nga fotot e personazheve shqiptare të cilat zgjidhte vet t’i “eleminonte” për të shkuar në fund tek e dashura perfekte.

Pa e kuptuar në fakt, ai zgjodhi pikërisht Kejvina Kthjellën që ishte gjithashtu një nga të ftuarat e mbrëmjes ne “Shiko kush Luan”. Kjo padyshim solli shumë të qeshura në studio ku u improvizua edhe një propozim për martesë për Kejvinën me muzikën karakteristike në sfond.

Më bukur se kaq, s’bëhet! Ne i sugjerojmë Yaar dhe Kejvinës të dalin vërtetë në një ‘date’ sepse asnjëherë nuk i dihet, shkëndijat e para janë edhe më domethënëset…/News31,al

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu