Të gjithë e dimë se rrjetet sociale janë thjesht një fasadë dhe në mos të kundërtën e asaj që vërtetë jetojmë, tregojnë një përqindje shumë të vogël të jetës reale.
Askush nuk do të ndajë me botën anën e tij “jo perfekte”, difektet, mangësitë, problemet apo luftën e përditshme me diçka që e mundon.
Teksa të gjithë përpiqen të tregojnë se po argëtohen në maksimum gjatë qëndrimit në shtëpi dhe videot “funny” vazhdojnë të bëhen virale në rrjet, Kendall Jenner nisi sfidën më interesante në Instagram.
“How are you really challenge” (Sfidë se si je ti në të vërtetë) është sfida më e re në Instagram dhe të gjithë po falenderojnë modelen për këtë.
Kendall i fton të gjithë të tregojnë emocionet e tyre të vërteta dhe mënyrën sesi po e përjetojnë karantinën. Gjithçka pa dorashka, sa më të sinqertë dhe të hapur me njëri-tjetrin.
Kjo ishte ajo që vërtetë i duhej njerëzve në këtë kohë të vështirë dhe ishte vetë Kendall ajo që mori iniciativën të tregojë e para si ndihet.
Modelja rrëfeu se kishte ditë kur ndihej e dëshpëruar dhe nuk kishte dëshirë të bënte asgjë, ndërsa ditë të tjera ndihej mirë dhe arrinte ta mbante veten e saj nën kontroll.
Të parët që i janë përgjigjur kësaj sfide janë çifti Bieber-Baldwin, të cilët gjatë një videoje në Instagram treguan se njësoj si Kendall, përjetojnë ankth, frikë, stres gjatë karantinës, por në ditë të tjera mbledhin veten dhe arrijnë të ndihen mirë.