Aktori turk Kenan Imirzalioglu kapi majat e famës pas rolit të tij në serialin shumë të ndjekur dhe në vendin tonë ‘Ezel’.
Emri i Kenan-it i kapërceu dhe kufijtë e Turqisë jo vetëm për talentin e tij por edhe për pamjen duke bërë që vajzat në mbarë botën të çmendeshin pas tij.
Por aktori i dha fund beqarisë së tij 4 vite më parë.
Ai u martua me Sinem Kobal e cila së fundmi mësohet se është shtatzënë 4 muajsh shkruajnë mediat turke.
Gjithashtu ato shkruajnë se çifti janë në pritje të një vajze dhe kjo gjë e ka lumturuar pa fund çiftin.