Reperi Seven Saraçi njihet për miqësi të mirë me modelen Kejvina Kthella.
Së fundi, reperi ka ndarë me ndjekësit një fotografi, në të cilën shfaqet duke u shëtitur rrugëve të Kalifornisë bashkë me Kejvinën.
Të dy po e praktikonin distancën sociale, ndërsa kishin vendosur maska mbrojtëse në fytyrë, për t’u mbrojtur nga COVID-19.
Për ndryshe, Kejvina ditë më parë zbuloi se në Amerikë po qëndron për të bërë një kurs aktrimi.