Katër të vdekur dhe 126 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

0
Gjigandi

Ministria e Shëndetësisë raportoi të dielën 4 viktima, 126 raste dhe 45 të shëruar nga COVID-19 duke e rënduar më tej bilancin e pandemisë në vendin tonë me 4763 raste dhe 138 humbje jete.

Në 24 orët e fundit autoritetet thanë se kishin kryer 504 testime, nga të cilët kishin rezultuar të infektuar 126 persona – kryesisht në Tiranë (74), Kavajë, Shkodër, (9), Durrës (6).

Në konferencë për shtyp, Dr. Rovena Daja, nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) bëri me dije se në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 112 pacientë, 19 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar, ndërsa personat që kanë humbur jetën janë një 51 vjeçar nga Dibra, një 62 vjeçare nga Tirana, një 68 vjeçar nga Shkodra, dhe një 73 vjeçar nga Tirana, më sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të rinjve të tregojnë kujdes duke zbatuar rregullat e distancimit dhe duke mbajtur maskën mbrotjëse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu