Katër në pesë fëmijë të moshës 11 deri në 17 vjeç në të gjithë botën nuk bëjnë mjaftueshëm ushtrime fizike.
Organizata Botërore e Shëndetit thotë se shëndeti i fëmijëve po dëmtohet, si dhe zhvillimi i trurit apo aftësitë e tyre sociale.
OBSH thotë se mosplotësimi i orëve të rekomanduara të ushtrimeve fizike në ditë është problem universal në vendet e pasura dhe të varfra.
Djemtë ishin më aktivë sesa vajzat.
Aktivitetet fizike përfshirë:
-vrapim
-ecje me biçikletë
-not
-futboll
-gjimnastikë
Synimi është të bëhet minimumi 60 minuta ushtrime në ditë.
Sipas studimit të OBH, 81% e adoleshentëve nuk arrijnë të bëjnë të paktën 1 orë aktivitet fizik në ditë.
Raporti bazohet në të dhënat e sondazhit të 1.6 milionë studentëve në 146 vende të botës.
Gjetjet janë shqetësuese sepse aktiviteti fizik është i lidhur me funksionimin më të mirë të zemrës dhe frymëmarrjes, shëndetin mendor dhe aktivitetin njohës, që sjellin implikime në të mësuarit e studentëve.