Kanye West e quan veten artisti më i madh i të gjitha kohërave

0
Gjigandi

Kanye West ka shfaqur nivel të pashembullt të vetëbesimit, pasi në një intervistë që dha së fundi, e deklaroi veten si “Artisti më i madh i të gjitha kohërave”.

Vetëm për të sqaruar, ai është artisti më i madh i të gjitha kohërave, ani pse sugjeron se mund të ketë artistë më të mirë se ai, shkruan Uniland.co.uk.

Ka disa ekzekutues të pianos, që mund të jenë pretendentë më të mirë.

Sigurisht, të gjithë kemi shije të ndryshme muzikoe, por ekziston një grup i muzikantëve të zgjedhur, për të cilët shumë njerëz do të pajtoheshin se klasifikohen si “më të mëdhenjtë”.

“The Beatles” për shembull, si dhe Freddie Mercury, Elvis Presley, Elton John, Beethoven, Mozart (për të mos përmendur artistë në zhanre tjera). Zakonisht ata fitojnë statusin e lakmuar nga fansat, por Kanye nuk po pret për vërtetimin e askujt.

RonaTyra

Reperi bëri këto komente gjatë një interviste që e dha së fundi me Zane Lowe, ku foli në lidhje me albumin e tij të ri, politikën dhe fenë.

Egoja e tij u shfaq kur ai foli për takimin me Presidentin Donald Trump dhe vendimin për të mbajtur një prej kapelave të diskutueshme me moton “Make Amerika Great Again”, duke pretenduar se zgjedhja e tij ishte një shaka praktike.

“Unë jam pa diskutim, padyshim, artisti më i madh i të gjitha kohërave. Nuk është as një pyetje në këtë pikë. Është thjesht një fakt”, ka thënë ai.

Sikur të mos mjaftonte kjo deklaratë, 42 vjeçari vazhdoi të sigurojë dëgjuesit se ai do të jetë president i Shteteve të Bashkuara në të ardhmen.

“Do të jetë një kohë kur unë do të jem President i Shteteve të Bashkuara dhe do të kujtoj … çdo themelues që nuk ka aftësinë të kuptojë kulturisht atë që ne po bëjmë”, shtoi ai.

Intervista e Kanye u transmetua më 24 tetor, në Beats 1 përpara botimit të albumit të tij të ri “Jesus Is King”, i cili fillimisht u planifikua të dalë më 27 shtator para se të shtyhej përsëri.

Vetëm disa orë përpara datës së lëshimit të ri sot, reperi në Twitter njoftoi se ende po bëhen ndryshime në disa nga këngët e tij, duke thënë se lansimi i albumit do të shtyhet edhe më tej.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu