“Kam dalë me lypë insulinë për babain tim”, soprano i drejtohet Labit që tha se virusi nuk ekziston

0
Gjigandi

Kompozitori dhe dirigjenti, Baki Jashari, është prekur me koronavirus tash e disa javë.

Ndërsa, vajza e tij, Arta Jashari, përmes një postimi i ka reaguar këngëtarit të njohur, Labinot Tahiri, i cili tha se virusi nuk ekziston.

Jashari tha se gjendja e babait të saj është rënduar dhe se ajo po kërkon insulinë për babain e tij.

“Hajde Lab, ma këndo ndonjë këngë se kjo është jeta ime që 3 javë. Edhe unë jam solokëngëtare/muzikante, sikur ti – veç me 3 diploma, 2 prej tyre evropiane. E kam lënë karrierën në Berlin për të kontribuar për Kosovën. Sonte kam dalë me lypë një copë letre për të siguruar insulinë për drejtorin, dirigjentin, kompozitorin, Baki Jashari – babain tim, si qytetar i Republikës së Kosovës”, ka shkruar ajo.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu