Ka bërë apo jo operacione plastike? Këngëtarja shqiptare nuk ia përton moderatorit

0
Gjigandi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Manjola Nallbani njihet për pamjen e saj rinore, duke nxitur shpesh herë spekulimet për operacione plastike.

Ajo ka treguar të vërtetën pa hezituar aspak.

“Unë jam nga ato qenie që edhe mos të kisha këtë profesion do kisha shumë të rëndësishëm imazhin, është brenda shpirtit tim. Unë e dua të bukurën, jo thjesht ta ndërtoj në veten time por edhe kur e shikoj te të tjerët më ushqen shpirtin”, u shpreh Manjola.

Pyetja iu bë nga moderatori Ardit Roshi në programin ‘Këndo këngën time’, ku këngëtarja vijoi përgjigjen duke zbuluar se nuk ka bërë ende asnjë ndryshim në fytyrë.

“As nuk kam prishur ndërtesa pa leje dhe as kam ndërtuar gjëra nga fillimi. Përpiqem të mbaj mirë atë që më ka dhënë perëndia, dmth nuk kam transformuar asgjë në fytyrën time” përfundoi Nallbani.

RonaTyra

KOMENTONI

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu