Jennifer Aniston dhe Ellen DeGeneres i befasojnë të gjithë, shkëmbejnë puthje në buzë

0
Gjigandi

Jennifer Aniston dhe Ellen DeGeneres i kanë befasuar të gjithë me puthjen e fundit që kanë shkëmbyer mes tyre në spektaklin “The Ellen DeGeneres Show”.

E gjitha nisi nga pyetjet e Jennifer për puthjen në buzë mes Ellen dhe Howard Stern.

Aniston ishte shumë kurioze të dinte se si e kishte përjetuar moderatorja puthjen në buzë me një mashkull. “Si ishte? U kënaqe? Ishe nervoze?”, ka pyetur Jennifer drejtuesen e spektaklit.

Ellen është habitur nga pyetjet e shumta dhe ka treguar se ajo di të puthë meshkuj, pavarësisht se i pëlqejnë femrat.

RonaTyra

Më pas moderatorja ka pyetur Jennifer se kur ka qenë hera e fundit që ajo ka puthur një femër dhe pas një pauze të shkurtër të dyja janë afruar e kanë shkëmbyer puthje në buzë. “Kjo është ajo çfarë donin të shihnin. Ata kanë pritur prej vitesh këtë gjë”, ka thënë Ellen pasi publiku ka shpërthyer në duartrokitje. Më pas Aniston ka komplimentuar Ellen duke i thënë se ka buzë të buta.

Përveç kësaj gjatë emisionit ato të dyja kanë folur për llogarinë e re të Jennifer në ‘Instagram’ dhe se si theu rekordet me numrin e ndjekësve dhe pëlqimeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu