Ish anëtarja e kryesisë së PD kërkon dorëheqjen e Bashës: Ka tradhtuar elektoratin e djathtë, Rama fiton ndaj tij

0
Gjigandi

Ish-anëtarja e Kryesisë së PD-së, Endira Bushati, ka kërkuar sot dorëheqjen e kryetarit të Republikës së Re Lulzim Bashës.

Bushati tregoi se ka qenë mbështetëse e flaktë e Partisë demokratike, por thekson se është kthyer kundër Bashës pasi pa një rezultat me humbje të thellë në zgjedhjet e 2017-ës.

“Është e vërtetë që deri në vitin 2017 kam qenë një mbështetëse e flaktë e Lulzim Bashës.

Që pas daljes së rezultateve te zgjedhjeve të vitit 2017 jam kthyer kundër tij. Kur një kryetar humbet më thellë se zgjedhjet paraardhëse dhe me një list personale të tij , atëherë duhet të dorëhiqet. Unë jap mendimin tim, në fund është një provë që e mbështet mendimin tim, dhe prova e radhës janë zgjedhjet e vitit 2021.

Shenjat më duket se më japin të drejtë për shkërmoqjen e PD-së. Zoti Basha ka folur për hapjen e PD-së. Por çfarë do të thotë hapje? Do të thotë që ka qenë e mbyllur?

RonaTyra

Quhet hapje kur fton themelues të PD-së si Genc Ruli dhe Arben Imami, të cilët janë themeltarët e Pd-së, apo quhet hapje kur hapesh për shoqërinë”, u shpreh ajo në Fax Neës.

Më tej, ish-kryetarja e AMA-s tha se kryetari i opozitës e ka tradhëtuar elektoratin e djathtë dhe pretendon se ka dështuar të tregojë se është një lider perëndimor.

“Lulzim Basha e ka tradhëtuar elektoratin e djathtë. Njerëzit dëgjojnë por nuk besojnë, dhe kur ka një mosbesim kaq të madh ndaj zotit Basha i fituar del zoti Rama.

Shpresoj te një ndryshim por besimi është i tradhtuar pasi Lulzim Basha dështoi të tregojë se është një lider perëndimor.

Ka lider legjendar dhe nuk e kanë problem të rrethohen me figura mediokër, ka lider mediokër por që rrethohen me figura të forta. Lulzim Basha e ka të parën në mesatare dhe të dytën nën mesatare”, nënvizoi Bushati

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu