Drejtori sportiv i Lazio, Igli Tare, ka një thirrje për skuadrat e Juventus dhe Inter.
Ish ylli i kombëtares së Shqipërisë, që tashmë ka rol drejtues te Lazio, pajtohet me Marco Parolo që lojtarët po diskriminohen.
Sa i përket këtij debati, Tare u ka bërë thirrje skuadrave të Inter e Juventus që të marrin një pozicion.
“Ishim të befasuar, ne kemi respektuar secilin vendim të qeverisë, por 4 maji supozohej të ishte data e nisjes së sezonit. U ndjemë të diskriminuar. Dëgjova ministrin Spadafora të fliste për shëndetin e njerëzve. Pastaj, ai lejoi njerëzit të vrapojnë në parqe, por nuk na lejoi ne që të stërvitemi”, ka thënë Tare.
“Aktivitetet janë të ndalura për dy muaj, periudhë e gjatë për të pasur entuziazëm për rikthim. Nuk e kuptoj pse Inter dhe Juventus nuk dolën me ndonjë qëndrim sa i përket konkluzionit të Serie A”, ka thënë tutje drejtori i Lazio.
Ndeshjet e para në futbollin italian pritet të luhen më 27-28 maj, kurse ndeshjet e ligës në fillim të qershorit.