Mozzik ka një lidhje të veçantë me të bijën e vetme, Hanën e cila erdhi si rezultat i marrëdhënies së tij me reperen, Loredana.
Ndonëse vogëlushja Hana qëndron në Zvicër me të ëmën, Mozzik e viziton herë pas here për të kaluar kohë me të.
Ndërsa edhe dedikimet për Hanën nuk mungojnë nga Mozzik, të cilat shpesh herë janë emocionale e ku reperi tregon rëndësinë që ajo ka në jetën e tij.
Kështu veproj edhe në një InstaStory përmes të cilës thotë se vajza e duan babin e tyre më së shumti dhe arsyeja është sepse janë të vetmit që nuk do ta lëndojnë asnjëherë.
“Arsyeja përse vajzat e duan babanë e tyre më së shumti është… që së paku është një mashkull në botë, i cili nuk do ta lëndojë kurrë atë…”, shkruan Mozzik në postimin dedikuar të bijës.
Ndërkohë rikujtojmë që vetëm pak javë më parë Mozzik publikoj këngën në gjuhën gjermane “Lass mal”.