Pak ditë më parë, Lori Hoxha festoi ditëlindjen e saj të 26-të dhe vendosi që festën ta zhvendosë nga Londra ku jeton në Paris.
Trashëgimtarja e Top Media-s kishte zgjedhur ta festonte këtë ditë të veçantë me mikeshat e saj në një fundjavë arratisjeje në kryqytetin francez.
Mbrëmja e ditëlindjes ka qenë e gjitha një darkë private për të ftuarit special, e 26 vjeçarja kishte zgjedhur një fustan me gurë që vezullonte i tëri.
Sipas kërkimeve të bëra nga faqja “What they Wearin” fustani i gjithi me kristale i përket stilistes “Alessandra Rich” dhe kushton jo pak por 2500€ ndërsa vathët të cilat janë të po të njejtë firmë kushtojnë 275€.