20 arreste per punonjesit e kadastres se Durresit – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Pas lajmit se janë shoqëruar shumë punonjës të kadastrës së Durrësit janë zbardhur edhe detaje nga kjo ngjarje e rëndësishme.   Mësohet se Gjyata e Durrësit ka dhënë 20 urdhër arreste me burg për punonjës dhe ish punonjës të këtij institucioni dhe 6 vendime me detyrim paraqitjeje.     Mëngjesin e kësaj të premteje, Policia me urdhër të prokurorisë ka kryer shoqërimin e shumicës së punonjësve të akuzuar të këtij institucioni të cilët janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.     Ende nuk dihen arsyet e sakta të shoqërimit të tyre.   Kohët e fundit në Kadastrën e qytetit bregdetar ka pasur zhvillime të bujshme, që me arrestimin e drejtorit Liridon Pula.   Arrestimi i kreut të Kadastrës në Durrës solli një përplasje mes qeverisë dhe prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, i cili firmosi për arrestimin e tij. Në fillim të muajit, prokuroria arrestoi Lusiena Kolën, përgjegjëse e sektorit juridik në ASHK-në e Durrësit.   Më pas njoftoi edhe arrestimin e Liridon Pulës, i cili mbante postin e drejtorit. Prokuroria ka bërë po ashtu  shpalljen në kërkim të ish-kreut të agjencisë së legalizimeve. Prokurori Ndoja u akuzua nga kryeministri Rama dhe zv.kryeministri Erion Braçe, se mbështet bandat e krimit dhe se ka ushtruar presion ndaj kreut të kadastrës në Durrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu