I dënuar në Gjermani, Berisha e akuzoi për vrasje/ Ja kush është burri i Marsida Qatjas – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Mardisa Qatja rezulton të jetë e martuar dhe bashkëshorti i sja është shtetasi Indrit Hyseni, i cili ndodhet në një burg të Gjermanisë, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike. Emri i tij është përmendur katër vite më parë dhe nga ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha. Në një denoncim në “Facebook”, Berisha shkruante se banda e kryebashkiakut të asaj kohe në Kavajë, Elvis Rroshi, pjesë e së cilës sipas Birishës ishte edhe Hyseni, kishin vrarë njeriun që rrahu Emiljano Shullazin. Berisha përmend emrat e kësaj bande, mes të cilëve është edhe Indrit Hyseni, që sipas ish-kryeministrit, sapo kishte dalë nga burgu më 2015, ku ishte dënuar me 16 vite burg për vrasje. “A e dini se ne Kavaje policia eshte e tulatur dhe inegzistente pasi shefi komisariatit qendron cdo dite me banden e Elvis Rroshit, Indrit Hyseni i sapo dale nga burgu i denuar per vrasje 16 vet, Artan MUça i denuar 18 vjet per vrasje ne iTali, Emiljano Leka i denuar per Vrasje si edhe Roland Xhihani i arrestuar dje per perdhunim te nje vajze nen kercenimin e ames te cilet levizim me makinat e marr me qera nga Elvis Rroshi e banda e tij me logon e ps, keta jane persona qe qellojne me arme ne qytet e ne rrethina shkojn ee i bejne prsion simpatizanteve te pd se di ti vrasin, a e dini qe policia nuk i kontrollon asnjeher mjetet e tyre pasi jane nen urdherat e Elvis Rroshit dhe Arberesh Vokshit qe eshte shef komisariati hajdut e rrugaç”, shkruante Berisha më 2015  

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu