Cmimi per simpatizantin e Miloshevicit, Rama: Me vjen te vjell me Nobelin

0
Gjigandi

Nje reagim te ashper ka rezervuar kryeministri Edi Rama ndaj dhënies se Çmimit Nobel për shkrimtarin austriak Peter Handke, që ndër të tjera ka mbrojtur figurën e Slobodan Millosheviç.
Rama shprehet se kjo është një zgjedhje e turpshme e Akademisë Suedeze.
Reagimi i kryeministrit Edi Rama:
Kurrë nuk kam menduar se do të ndjeja të vjella për shkak të Çmimit Nobel. Por paturpësia po bëhet pjesë normale e botës që jetojmë.
Fituesi i çmimit Nobel për Letërsinë është një zgjedhje e turpshme e Akademisë Suedeze. Nuk mundet që të jemi kaq të mpirë ndaj racizmit dhe gjenocidit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu