Anwar Hadid, i dashuri i Dua Lipës është fotografuar në rrugë gjatë një debati të nxehtë me një të panjohur.
Ky i fundit e akuzonte modelin se i kishte vjedhur atij kufjet personale ‘Apple Airpods’ dhe skena është parë nga alimtarët e shumtë këtë të premte në Londër.
20-vjeçari u përballë me qytetarin, që dyshohet ta ketë pyetur Hadid nëse kufjet qe po përdorte ishin të tijat, pasi ai pretendonte t’i kishte gjurmuar ato përmes iPhone-t të tij.
Partneri i këngëtares me origjinë shqiptare u shfaq i fyer, gjykuar nga shprehitë dhe mimika e fytyrës, dhe i gjithë debati intensiv u zhvillua jashtë një kafeneje në Hampstead.
Sipas burimeve, 44-vjeçari as që e kishte idenë se djali me një xhaketë me kuadrata ishte një yll hollivudi dhe madje sipas burimeve të DailyMail pretendimet e tij ishin të pabaza dhe pa prova.

