Home Sport Historike: Pas 30 vite pritje – Liverpool shpallet kampion për herë të parë në Premierligë

Historike: Pas 30 vite pritje – Liverpool shpallet kampion për herë të parë në Premierligë

0

Liverpool ka pranuar një dhuratë të madhe nga skuadra e Chelsea.

Rezultati pozitiv i Chelsea kundër Manchester City, ka bërë që Liverpool edhe matematikisht të jenë skuadra kampione në Premierligë.

Me 86 pikë pas 31 xhirove, Liverpool numëron tashmë 23 pikë më shumë sesa Manchester City që është në pozitën e dytë, kur kanë mbetur edhe shtatë xhiro për t’u luajtur.

Kështu si qëndron puna, Liverpool janë kampionët e Premierligës.

Ky titull është i pari pas 30 viteve pritje, dhe i pari në versionin e Premierligës. Kurse, në total, në historinë e futbollit anglez, Liverpool tani numëron titullin e 19-të të kampionit.

‘Reds’ së fundmi kanë fituar edhe Ligën e Kampionëve, por ky titull i Premierligës ka vlerën më të madhe për tifozët.

Pritja tashmë ka marrë fund. Liverpool janë kampionët. Por, për fatin e keq të tifozëve, festa ndoshta nuk do të organizohet, për shkak të pandemisë Covid-19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here