Një ngjarje e rëndë është regjitruar ditën e sotme në Tiranë, ku një e moshuar është hedhur nga kati i katërt i pallatit e si pasojë ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5:45 në rrugën “Mahmut Fortuzi”, ku dyshohet se H.R. 92 vjeç dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike është vetëhedhur.
Tiranë/Informacion Paraprak
Rreth orës 15:45 në rrugën “Mahmut Fortuzi”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 4-të i banesës shtetasja H. R., 92 vjeçe, ku si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.