Reforma Zgjedhore /BE refuzon të jetë pjesë e ‘strukturës së posaçme’ të PD – Lajmi i Fundit

0
15

Pas OSBE edhe Bashkimi Europian ka refuzuar propozimin e Partisë Demokratike, për të qenë pjesë e strukturës së posaçme për Reformën Zgjedhore.
Zëdhënësja e Bashkimit Europian, Maja Kociajancic thotë se kjo nuk është një çështje që i takon BE dhe apelon për dialog mes palëve.

“Nuk i takon Bashkimit Europian që të përcaktojë ose të bëjë komente mbi strukturën që duhet të përdoret për të lehtësuar konsultimet dhe më tej reformën zgjedhore.
BE rithekson nevojën që të gjithë aktorët politikë të demonstrojnë gatishmëri të vërtetë për të kontribuar, përmes dialogut konstruktiv dhe të avancojnë punën për reformën zgjedhore”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here