Hetohet për trafikim droge, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë i shpallur në kërkim ndërkombëtar

0
Gjigandi

Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar me inicialet T. S është arrestuar nga policia e Tiranës, me qëllim ekstradimin e tij.

Ky shtetas rezulton me masën ‘arrest me burg’ në Itali sepse gjykata e Breshias po e heton për veprat penale “Trafikim i narkotikëve” dhe “Pjesëmarrje në grupe kriminale”. Arrestimi u bë pas informacioneve që policia mori në rrugë operative.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu