Ministri italian paralajmëron dënime të ashpra për thirrjet raciste në stadiume – Lajmi i Fundit

0
15

Ministri i ri i sportit i qeverisë italiane është zotuar të eliminojë racizmin nga stadiumet e futbollit “me sanksione më të ashpra dhe efikase”.
Vincenzo Spadafora i tha gazetës spanjolle El Pais se “eleminimi i racizmit nga shoqëria është një proces i gjatë”, por se ai do të punojë në këtë drejtim gjatë mandatit “madje edhe me koston e marrjes së vendimeve jopopullore”.

Ministri italian shtoi gjithashtu se tashmë ka ardhur koha kur të gjithë duhet të marrin përgjegjësinë: institucionet, politikanët, federatat dhe tifozët.
Komentet e tij bëhen pas tri rasteve të thirrjeve raciste, gjatë katër ndeshjeve të ligës italiane Serie A.
Tre lojtarë me ngjyrë – Romelu Lukaku i Interit, Franck Kessie i AC Milan dhe Dalbert Henrique i Fiorentina – janë shënjestruar nga thirrjet fyese.
Por, asnjë dënim nuk është shqiptuar nga ligat, federatat apo policia italiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here