“Miliona euro të përlara”/ Veliajt i dështon propaganda – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Një ndër shkollat e Tiranës, në të cilat sot u anullua mësimi për shkak të përmbytjeve, është edhe Sabaudin Gabrani, e cila ndodhet brenda unazës së Tiranës, dhe u inaugurua më 16 shtator.

Kjo shkollë u rikonstruktua nga Bashkia e Tiranës, por siç shihet punimet nuk janë bërë të plota, pasi shiu i parë e përmbyti katin e parë të saj dhe oborrin.
Ndërkohë, në lidhje me këtë ka reaguar drejtuesi i Departamentit për Mjedisin në PD, Jamarbër Malltezi.
Në një postim në rrjetet sociale, Malltezi shkruan se shkolla në fjalë u mbyll gjashtë muaj për rikonstruksion dhe nxënësit bënë mësim pasdite tek Vasil Shanto.
Por, vetëm një javë pas inaugurimit, u përmbyt nga shiu, duke akuzuar kështu kryebashkiakun e Tiranës për propagandë boshe.
“6 muaj u mbyll shkolla Sabaudin Gabrani dhe femijet bene mesim pasdite tek Vasil Shanto. Pas 6 muajve, miliona euro te perlara e pompozitetit te fjalimeve te inagurimit para 1 jave, shiu i pare e beri fertele propaganden e fasades”-shkruan Malltezi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu