Zgjedhjet në PS, Veliaj: Ne kemi zgjedhur që të jemi pjesë e kësaj partie që ka transformuar Shqipërinë

0
Gjigandi

Partia Socialiste po zhvillon zgjedhje në strukturat e saj dhe për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, rezultati nuk ka rëndësi, pasi të gjithë do të kontribuojnë për PS.

Ai tha gjithashtu se kanë zgjedhur që të jenë pjesë e një partie që ka transformuar Shqipërinë.

“Kjo është një organizatë vullnetare. Ne zgjedhim njëri-tjetrin që të kemi vëlla dhe motër në politikë. Ne zgjedhim që të jemi kolegë, ne zgjedhim të garojmë për të njëjtën logo, ne zgjedhim që të garojmë për Edi Ramën dhe PS. Ne zgjedhim që të fitojmë dhe të qeverisim. Në kemi zgjedhur që të jemi pjesë ë një partie që ka transformuar Shqipërinë. Sot po ju them pse janë të rëndësishme zgjedhjet në PS, se pavarësisht se kush palë fiton, të dyja do të jenë pjesë e partisë”, tha Veliaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu