1 ton marijuhanë/ Guardia di Finanza nxjerr pamjet, ja sa do të ishte fitimi i drogës në treg

0
Gjigandi

Një operacion anti-drogë është zhvilluar ditën e djeshme në Vlorë, ku uniformat blu në bashkëpunim me Guardia di Finanza sekuestruan 1 ton marijuanë dhe arrestuan 5 persona, dy prej tyre shtetas ukrainas.

Lidhur me këtë mega-operacion ka reaguar edhe Guardia di Finanza duke publikuar pamjet e drogës së sekuestruar dhe bën me dije se nëse do të hidhej në treg do të arrinte vlerën e 10 milionë eurove.

Kujtojmë se në pranga kanë rënë shtetasit Arbër Saraseli, 31 vjeç, Saverjo Imeraj, 22 vjeç dhe Qemal Pekmezi, 19 vjeç si dhe u sekuestruan 3 skafet me të cilat dyshohet se lënda narkotike është transportuar deri në thellësi të detit Jon ku është dorëzuar në anijen velierë në ujerat Santa Maria di Leuca ne Lecce.

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu