Sipas dokumenteve ligjore të marra nga revista The Blast, Heard, e cila u nda nga Depp në vitin 2016, ajo po u kërkon gjykatave të detyrojnë aktorin të përfundojë një ekzaminim të shëndetit mendor ose një “vlerësim të pavarur mendor”, duke vënë në dyshim gjendjen e tij aktuale mendore.
“Marrëdhënia e Johnny me realitetin lëkundet, në varësi të bashkëveprimit të tij me alkoolin dhe drogën,” shkroi Amber Heard në dokumentet e gjykatës.
“Ndërsa paranoja e Johnny, mashtrimet dhe agresiviteti u rritën gjatë gjithë marrëdhënies sonë, po kështu ka edhe vetëdijen time për abuzimin e tij të vazhdueshëm me substancat,” shton ajo.
Ekipi i Depp është përgjigjur ndaj kërkesës, duke paraqitur dokumente që insistojnë se kërkesa e Heard është ndërhyrje në privatësi. Ata gjithashtu argumentojnë se ngjarjet që mund ose nuk mund të kenë ndodhur midis ish-çiftit nuk kanë asnjë lidhje me gjendjen e tij aktuale mendore.
“Kjo është një shpifje pasi Depp nuk vuan nga ndonjë çrregullim mendor ose gjendje. Kështu, gjendja mendore e Depp nuk është ‘kontroverse’ dhe nuk ekziston asnjë arsye për t’iu nënshtruar një vlerësimi shëndetësor psikik”, kanë shkruar avokatët e tij në përgjigjen e tyre.
Vitin e kaluar, aktori i “Pirates of the Caribbean” ngriti një padi 50 milionë dollarë për shpifje ndaj ish-gruas së tij, me të cilën ishte martuar për pak më shumë se një vit.
56-vjeçari ngriti padi në përgjigje të një shkrimi të 33-vjeçares në ‘Washington Post’, ku ajo tregon përvojën e saj si viktimë e abuzimit në familje, por në të cilën nuk përmendet në mënyrë specifike Depp, por që indirekt tregon se ai ishte dhunuesi.