Covid-19 nuk e ka penguar çiftin e famshëm Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez të shfrytëzojnë motin perfekt në Itali.
Futbollisti portugez dhe modelja 26 vjeçare kanë shijuar rrezet e diellit në një jaht luksoz me një vlerë prej 15 milionë paund.
Vetë Georgina ka publikuar një foto në Instagram me yllin e Juventusit, ku dukeshin më të lumtur e të dashuruar se kurrë.
Sipas “Tuttosport”, jahti i tyre qëndroi në Viareggio, e më pas dyshja u zhvendos për të pushuar në një hotel në Forte dei Marmi.
Pak ditë më parë, Rodriguez ndau disa foto në rrjetin social duke u relaksuar në jahtin luksoz e veshur me atlete e çorape që kushtonin plot 140 paund.