Fitimi i titullit? Salah emocionon me përjetimet e tij

0
Gjigandi

Salah është lideri i Liverpoolit nën drejtimin e trajnerit Jurgen Klopp. Sulmuesi i “Redsave” ishte protagonist dhe në fitoren e mbrëmshe të ekipit të tij 4-0 kundër Crystal Palace, pasi shënoi golin e dytë të ndeshjes.

Ai ka folur pas suksesit dhe shfaq të gjitha emocionet e tij për faktin që janë vetëm 1 hap larg fitimit të titullit kampion. “Na mungojnë dy pikë për të fituar titullin. Që prej momentit që kam ardhur te Liverpool, gjithmonë kam dashur të ‘pushtoj‘ Premier League, është një ëndërr që po kthehet realitet.

“Liverpool nuk fiton kampionatin prej shumë kohësh. E provuam sezonin e kaluar, por Manchester City zhvilloi një sezon madhështor dhe e meritoi titullin. Tani është radha jonë“, tha Salah për Sky Sport.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu