Gruaja e muzikantit të madh shqiptar: Një javë pasi erdhi Urgjenca, ende s’më bëjnë tampon. Mund të isha dhe në Sharrë!

0
Gjigandi

Bashkëshortja e muzikantit të madh shqiptar, Feim Ibrahimi, Vera Ibrahimi, denoncon se ajo është e sëmurë me temperaturë, ka simptoma të COVID-19 dhe prej të hënës ende nuk i bëjnë tamponin.

Ajo thotë se është e izoluar dhe në krevat dhe se sot mund të ishte edhe në varrezat e Sharrës por ajo po pret për tamponin.

Për më tepër ajo thekson se Urgjenca i shkoi në shtëpi të hënën, kurse të martën realizoi në telefonatë me Institutin e Higjienës që i konfirmuan se do të vinin për dy ditë.

Kanë kaluar disa ditë prej asaj telefonate dhe znj. Ibrahimi, bashkëshortja e kompozitorit të ndjerë shqiptar Feim Ibrahimi, dergjet ende në krevat e sëmurë pa e ditur nëse është e infektuar apo jo me COVID-19.

Denoncimi NGA Vera Ibrahimi

RonaTyra

Edhe mund te jete e vertet… Pas ardhjes se Urgjences diten e hene, pas nje telefonate nga Instituti i Higjienes te marten mbasdreke dhe konfirmimit te tyre qe per dy dite vijne, sot eshte e shtune dhe une pres e semure dhe e izoluar ne krevat…. Mund te isha edhe ne Sharre….

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu