Ishin në prag martese, çifti i njohur ndahet papritur!

0
Gjigandi

Fansat i gjeti në befasi lajmi se aktorja turke Hande Erçel dhe këngëtari Murat Dalkiliç kanë vendosur t`i japin fund lidhjes së tyre, dhe kjo pikërisht në kohën kur pritej që çifti të martohej!

Lajmi duket i ka zënë në befasi të gjithë, teksa nuk dihet sakaq arsyeja e ndarjes. Hande dhe Murat ishin bashkë prej disa vitesh; ata u ndanë përkohësisht përpara se e ëma e aktores të ndërronte jetë dhe në ato ditë të vështira, ai iu gjend pranë. Në këtë mënyrë, çifti u afrua përsëri dhe deri tani dukeshin të pandashëm!

Asnjëri prej tyre nuk ka reaguar ndaj lajmit që ka mbushur shtypin rozë në Turqi. Presim të shohim nëse mediat vendase do të arrijnë të zbulojnë përse-në e ndarjes së çiftit të shumë admiruar!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu