Reperi i njohur, Gold AG, muaj më parë ka kurorëzuar dashurinë e tij me martesë me doktoreshën e estetikës, Ermira Shkodra.
Ata së fundmi realizuan edhe një set të ri fotografish në Prishtinë, duke pozuar si nuse dhe dhëndër.
Ka qenë Gold AG, ai i cili ka ndarë një fotografi të çiftit me fansat në rrjetin social Instagram, teksa në mbishkrimin e saj ka bërë një falënderim për të gjithë bashkëpunëtorët për realizimin e këtij fotosesioni.
Në fund, ai bën një dedikim të veçantë për bashkëshorten e tij, Ermirën, duke iu drejtuar si një person, prezenca e të cilit e ka bërë reperin të duket edhe më i bukur.
“Faleminderit Ermira që jam dukur më mirë afër tejsa”, ka shkruar rep-artisti nga Presheva në fund të këtij shkrimi.
Dyshja kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë gjatë këtyre muajve dhe nuk kanë realizuar dasmë, shkaku i masave të pandemisë globale.